Lajme

​Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Deputetët, përmes votimit të fshehtë, zgjodhën Gojanin me 62 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Ymer Fejzullahu, mori vetëm shtatë vota, raporton KosovaPress.

Kuvendi më herët zgjodhi edhe Lutfije Dervishin si anëtare të Bordit të ZRRE-së.

Në procesin e votimit nuk morën pjesë deputetët nga PDK-ja dhe Aleanca.

Të Ngjashme