Kristi Dragot, një personazh me të cilin publiku shqiptar u njoh edhe më tepër nëpërmjet reality show-t ‘Big Brother VIP’, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’.
Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, ai e konsideroi qëndrimin ne BBV si traumatik dhe shkatërrues. Më pas ai i bëri një kamera të fshehtë babait të tij Robert Aliaj, ku i tha se një djalë homoseksual po e prekte, dhe nuk dinte çfarë të bënte.
Por pas shumë momenteve gazmore, Kristi zbuloi dhe një pjesë të kaluarës së tij që nuk dihej më parë nga mediat. Pikërisht, mosha më kritike për çdo person, siç është adoleshenca.
“Më përdorën si kavie, kalova trauma shkatërruese” Kristi shpërthen pas Big Brother VIP
Ester Bylyku: A ke eksperimentuar ndonjëherë me lëndët narkotike?
Kristi Dragot: Po, absolutisht. Është pjesë e adoleshencës dhe ke nevojë të kuptosh që nuk janë gjithmonë gjëra pozitive.
Ester Bylyku: Konkretisht, cilën ke provuar?
Kristi Dragot: Hashashin dhe nuk më pëlqeu sepse më bëri paranonjak. Më bëri një Krist që nuk doja të isha, dhe mua më pëlqen ky që jam.