Të premten, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurin e saj të ri, Callum Turner, dhe familjen në Londër, pas shpalljes së datave të turneut të saj të ardhshëm botëror.
Ylli i pop-it, 29 vjeçe, është në një lidhje me aktorin Callum, 34 vjeç, që nga qershori dhe u duk në humor të mirë ndërsa shiheshin duke u kapur dorë për dorë në Hammersmith.
Këngëtarja e hitit “Dance the Night” kishte veshur një xhup të kuq të rehatshëm dhe pantallona të zeza ndërsa ajo dhe Callum shkonin së bashku në një restorant, shkruan DailyMail.
Dua Lipa dhe Callum Turner
Nga ana tjetër, Callum mbante veshur një xhaketë të errët dhe një palë xhinse të gjera të hapura.
Çifti kaloi një mbrëmje të qetë me anëtarë të familjes së Duas, duke shijuar një darkë të thjeshtë në kryeqytetin britanik. Ata qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin nëpër qytet, ku kaluan katër orë në restorant para se të shkonin në Chiltern Firehouse.
Dua Lipa dhe Callum Turner
Pas dy orëve në këtë vend të njohur të frekuentuar nga të famshmit, grupi e përfundoi mbrëmjen dhe u kthye në shtëpi rreth orës 1:30 të mëngjesit.
Në një moment, vëllai i Duas, Gjin, 18 vjeç, u pa së bashku me babain e tyre, Dukagjinin, dhe të dy kishin veshje të thjeshta.
Gjin kishte zgjedhur një kostum sportiv të kombinuar me një varëse, ndërsa babai i tij kishte veshur një xhaketë të gjelbër të errët, të hapur për të zbuluar një veshje të zezë poshtë saj.