ShowBizzz

Dua Lipa e pakënaqur me emrin e saj: E doja emrin Hannah, më “normal” dhe më “anglez”

Ajo në këtë intervistë u shpreh se gjatë fëmijërisë së saj ka dashur që emri i saj të ishte Hannah, sepse sipas saj ky emër ishte më “normal” dhe më “anglez”.

“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””.

E për këtë dëshirë, natyrisht se e njëjta shprehet se ka pasur një arsye. Ajo tha se kur ishte e vogël, është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët.

Por, tashmë duket se Dua i ka kaluar vështirësit që i ka pasur gjatë fëmijërisë dhe po shijon sukseset e saj.

Kujtojmë se së fundmi ajo konfirmoi lidhjen e saj me 41-vjeçarin, Romain Gavras, i cili po ashtu bënë pjesë në botën e showbizit./Lajmi.net/