
Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po përflitet se Dua Lipa mund të jetë artistja që do të performojë në Super Bowl 2026, një nga ngjarjet më të mëdha sportive dhe muzikore në botë.
Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga NFL apo nga vetë artistja, thashethemet kanë ndezur emocion dhe diskutime të gjera mes fansave.
Zërat nisën nga faqet e njohura të shoubiz-it si Pop Tingz në X (ish-Twitter), ku menjëherë u përhapën komentet dhe teoritë e fansave nga e gjithë bota. Dua Lipa konsiderohet një zgjedhje ideale për shkak të hiteve të saj të mëdha si “Levitating” dhe “Don’t Start Now” dhe performancave energjike që kanë mahnitur skenat më të mëdha.
Super Bowl 2026 do të zhvillohet më 8 shkurt në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, dhe nëse konfirmohet Dua Lipa, pritet një spektakël me përmasa historike. Fansat janë kryesisht entuziastë, megjithatë disa shprehin skepticizëm për zgjedhjen.
Pritet që emri i artistit të shpallet zyrtarisht vetëm pak muaj para ngjarjes, por tashmë emocionet dhe pritshmëritë janë në kulm.