ShowBizzz

Dua Lipa flet për fëmijërinë e saj: Isha krenare, por doja të kisha një emër anglez

Në Festivalin Hay në Uells, Dua Lipa u ngjit në skenë dhe përveç muzikës, ndau edhe një pjesë të saj. Ajo foli për fëmijërinë e saj, përvojat e saj të rritjes në Angli dhe Kosovë, dhe se si e motivuan atë të ndjekë ëndrrën e saj dhe të bëhet një yll i popit.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

TS Poll - Loading poll ...

“Që kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha një yll i popit, por kurrë nuk kam besuar se ishte diçka që mund të ndodhte në të vërtetë”, tha ajo, duke iu referuar kohës kur lëvizte mes Kosovës dhe Londrës. “Unë kam qenë “fëmija i vogël” gjithë jetën time.”

“Që herët kuptova natyrën e dyfishtë të trashëgimisë sime,” tha ajo. “Njerëzit gjithmonë më pyesin se nga vjen emri im. Isha krenare për këtë, por kur isha më e ri doja të më thërrisnin diçka si Hanna, diçka normale dhe angleze.”

Dua Lipa u shpërngul në Kosovë në moshën 11-vjeçare me prindërit e saj, por në moshën 15-vjeçare u kthye në Londër për të përfunduar shkollën e mesme. Ky tranzicion ishte i vështirë, por në moshën 17-vjeçare, ajo ishte e vendosur të ndiqte një karrierë në muzikë.

“Babai im thotë se është e vështirë të më thuash jo. Unë insistova shumë. Sapo kisha filluar të shkruaja shumë, punoja me një producent. Isha 17 vjeç. Më ofruan një marrëveshje por (producenti) Felix më tha të merrja një avokat, i cili më tha të mos firmosja. Më pas më ndihmuan të hyja në studio”, përfundoi ajo. Dhe pjesa tjetër, ne shohim se po ndodh para nesh. Vajza që ndjeu se nuk kishte një profil tashmë është e njohur për të gjithë botën./abcnews.al