Dua Lipa tregon se nuk është e angazhuar vetëm me punë, por gjen kohë edhe argëtim, pasi i la flokët në valë të lirshme në Las Vegas pas një performance në ‘iHeartRadio Music Festival’ gjatë fundjavës.
Këngëtarja, 29 vjeçe, e kaloi kohën në kazinotë e shtetit të njohur për lojërat e fatit me shoqërinë e saj dhe ndau disa momente nga udhëtimi i saj në Sin City në Instagram.
Disa nga pamjet e saj përfshinin fotografi brenda kazinosë dhe poza jashtë një moteli, ndërsa shijonte edhe ushqim meksikan për drekë, shkruan DailyMail.
Dua Lipa
Në disa fotografi, fituesja e ‘Brit Award’ dukej mahnitëse në një fustan të bardhë me korsete pa mëngë, i cili kishte një fund të zi dhe elegant.
Ajo e theksoi linjën e saj duke kombinuar fustanin me një palë çizme të zeza të gjata deri te gjuri dhe kishte me vete një çantë të vogël të kuqe.
Dua Lipa
Dua dukej në humor të mirë në një fotografi tjetër teksa pozonte përpara një makinerie lojërash në kazino.
Ajo e shfaqi figurën e saj të shkëlqyer të trupit duke veshur një bluzë gri të madhe, e cila ekspozonte barkun e saj.
Dua Lipa
Këngëtarja e bukur kishte veshur një fund të zi me material lëkure dhe çizme me këtë veshje, duke mbajtur gjërat e saj në një çantë ‘Gucci’.
Para një nate jashtë, Dua pozoi për një ‘selfie’ në pasqyrë me një bluzë të shkurtër të zezë dhe një fund të koordinuar.
Dua Lipa
Ajo gjithashtu pozoi për fotografi në mbrëmje përpara Sferës së famshme, duke veshur një fustan me vija dhe syze dielli.
Përpara se të publikonte fotografitë, Dua doli në skenë për të performuar një miks të hiteve të saj në ‘iHeartRadio Music Festival’.
Dua Lipa
Ajo dukej mahnitëse në një veshje të errët me shkëlqim, të cilën e kombinonte me çorape me material rrjete dhe çizme të larta me pika.
Kjo vjen pas një zhgënjimi të madh të fansave të Duas, të cilët u munduan të siguronin bileta për turneun e saj të ardhshëm “Radical Optimism”.
Dua Lipa
Këngëtarja do të udhëtojë nëpër botë me shfaqjen e saj të re, e cila do të fillojë në Singapor në nëntor dhe do të vazhdojë deri në tetor 2025.
Fansat kanë qenë përsëri viktima të problemeve të Ticketmaster, pasi ata ngelën në radhë të gjatë pritjeje dhe faqja u prish përpara se të përfundonin blerjen e biletave.
Dua Lipa
Çmimet e biletave për riblerje janë kthyer në shitje – por fansat duhet të paguajnë shuma ‘të frikshme’ për t’i blerë ato.