![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/12/dua-lipa-i-jep-fund-romances-me-regjisorin-francez_656c7ce2342c5.jpeg?resize=729%2C452&ssl=1)
Dua Lipa i ka dhënë fund marrdhënies së saj romantike me regjiosorin francez, Romain Gavras. Burime për median britanike “The Sun” kanë konfirmuar ndarjen e çiftit.
Sipas The Sun, ylli i famshëm dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë
“Dua dhe Romain janë ndarë pas një vere plot dashuri e pasion. Çifti i dha fund lidhjes së tyre përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan një punëtore, por ajo nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin e karrierës për asgjë dhe askënd”, tha një burim për The Sun.
Këngëtraja me origjinë shqiptare u pa për herë të parë me regjosorin francez në mars të këtij viti. Dyshja tërhoqi vëmendjen e mediave botërore me daljet e tyre në evente të ndryshme në SHBA dhe Francë.
Gjithashtu çifti kaluan pushimet e tyre verore në Greqi, nga vendi ku ish-partneri i Duas kishte rrënjë. Sigurisht nuk mungoi as vizita në Kosovë.
Dua Lipa ka pasur romancë më herët me vëllanë e modeles së njohur Gigi Hadid. Në periudhën kur ishin bashkë, Dua Lipa e solli partenrin e saj në Shqipëri e Kosovë.
![Dua Lipa dhe Anwar Hadid](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/12/dua-lipa-i-jep-fund-romances-me-regjisorin-francez_656c7ce2a31b7.jpeg?resize=300%2C197&ssl=1)
NewsBomb