ShowBizzz

Dua Lipa në një tjetër lidhje dashurie? Shqiptarja kapet “mat” me aktorin e njohur

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, si duket është duke shijuar një tjetër histori dashurie. Pas përfundimit të lidhjes së saj të fundit me Romain Gavras, e cila zgjati thjesht 6 muaj, këngëtarja shqiptare si duket ka nisur një tjetër lidhje, me aktorin Callum Turner.

Ajo dhe 33-vjeçari janë kapur “mat” pasi morën pjesë në një festë pas premierës së serialit të ri televiziv  “Masters of the Air” në Los Angeles, të mërkurën mbrëma.

Nga disa video amatore të kapura kështu cepash, këngëtarja dhe Callum shihen të përqafuar dhe shumë të afër me njëri-tjetrin, pamje të cilat të lënë të dyshosh se mes tyre ka diçka.

Këto dyshime i shtoi më tepër edhe vetë aktori. I pyetur nga mediat se çfarë po ndodh mes tij dhe Dua-s, Callum preferoi të mos thoshte asgjë, por thjesht të shkonte.  Epo, nëse ai nuk do të kishte diçka me këngëtaren shqiptare, mendoni se thjesht do të shkonte? Dhe të gjithë e dini që heshtja në shumë prej rasteve konfirmon atë që flitet!

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb