Sunny Hill Festival ka zbuluar zyrtarisht programin e plotë për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
Këtë vit, skenat do të ndahen në 4 pjesë: Sunny Hill Stage, C4 Stage, The Next Stage dhe The Satellite.
Varësisht nga renditja dhe koha e përformancës, bëhet e ditur se edhe kush ku do të përformojë.
Edicioni i sivjetëm sjell në Kosovë emrat gjigantë, si Katy Perry dhe Lewis Capaldi.
Këtë vit, skenës do t’i mungojë organizatorja e festivalit, ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Dua nuk do të ngjitet në skenë për të kënduar, por ajo me patjetër do të jetë në mesin e audiencës, duke shijuar traditën e madhështisë së festivalit që ka krijuar.
