Lajme

Dua Lipa reagon nga Prishtina: Katy Perry na çoi në hënë dhe Seth Troxler na mbajti atje

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë të festivalit “Sunny Hill”, të cilin ajo e ka themeluar.

Lipa ka vlerësuar performancat e artistëve Katy Perry dhe DJ-it Seth Troxler, duke ndarë me ndjekësit emocionet nga atmosfera e festivalit.

“DITA E PARË ⭐️ Festivali Sunny Hill!!!!!! Katy Perry na çoi në hënë dhe Seth Troxler na mbajti atje 🧑‍🚀🚀. Shihemi sonte për raundin e dytë!!! ⭐️”, ka shkruar Dua Lipa në rrjetet sociale.

Dua Lipa po e përcjell nga afër festivalin që po organizohet në Bërnicë të Prishtinës.

Lipa kësaj radhe nuk pritet që të performojë.

Të Ngjashme