Lajme

“Arritje historike!” – Shaip Kamberi paralajmëron: Shqiptarët në garë për mandatin e tretë në Serbi

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë një rezultat të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Koalicioni Shqiptar ka siguruar mbi 27 mijë vota dhe, falë koeficientit zgjedhor për pakicat kombëtare, është në garë për të fituar deri në tri mandate në Kuvendin e Serbisë.

Lidhur me këtë rezultat ka reaguar lideri i listës, Shaip Kamberi, i cili e ka cilësuar atë si arritje historike, duke falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, subjektet politike për bashkimin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

ARRITJE HISTORIKE!

Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.

Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.

Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!

Të Ngjashme