ShowBizzz

Dua Lipa shfaqet me stil interesant në New York City

Dua Lipa mbajti një pamje “të fshehur” me kapuçin e saj lart dhe syzet e diellit teksa po shkonte në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” në New York City të martën.

Këngëtarja, 28 vjeçe, dukej elegante e veshur me një pallto të zezë dhe xhinse të gjera, ndërsa zgjodhi aksesorët me ngjyra të ndezura, shkruan DailyMail.

Ajo qëndroi ngrohtë me një shall ngjyrë portokalli të ndezur dhe kishte veshur këpucë të animuara “Ugg”, të cilat detajonin imazhe kafshësh të qëndisura.

 



/TeVe