ShowBizzz

Dua Lipa takohet për herë të parë me nënën e të dashurit të saj të ri, Callum Turner

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner shënuan një moment të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre të martën, pasi këngëtarja nga Kosova takoi nënën e tij.

Artistja 28 vjeçe, dukej e lumtur teksa përqafohej me Rosemary Turner, e cila kishte flokë të kuqe të ndritshme që përputheshin me flokët e zjarrtë të Duas.

Callum, 34 vjeç, dukej shumë i gëzuar ndërsa prezantonte të dashurën e re me nënën e tij pranë veturës së parkuar të Duas, shkruan DailyMail.

Dua dukej si zakonisht shumë stil dhe në modë, e veshur me një këmishë të kuqe me butona dhe xhinse blu, si dhe një palë çizme të trasha të zeza.

Ajo qëndroi ngrohtë nga i ftohti e veshur me një pallto gri dhe shami prej leshi të zezë, ndërsa mbulonte fytyrën me një kapelë të zezë bejsbolli.

E martja shënoi ditëlindjen e 34-të të Callum, me të dashurën e tij të re dhe nënën e tij që ishin aty për ta festuar me të.

Callum më parë kishte zbuluar se ishte nëna e tij që i kishte dhënë dashurinë për filmin dhe e kishte inspiruar të bëhej aktor.

Ai tregoi se si kishte trashëguar talentin natyral nga prindi i tij i vetëm i klasës punëtore, e cila ishte “mami më strikte në bllokun e tyre të banimit”.

Rosemary ëndërronte të bëhej aktore, por në vend të kësaj punoi si promovuese natën në klube, për ambiente si Ministry of Sound, që do të thotë që një larmi karakteresh nga skena e klubeve të viteve ’80 ishin vazhdimisht duke vizituar shtëpinë e tyre.

Callum shpjegoi: “Nëna ime lejoi një komunitet njerëzish rreth meje dhe nuk ishte mbrojtëse ndaj dashurisë së saj për mua. Ishte pothuajse si një fis”. Ai kujtoi në një intervistë për Evening Standard në vitin 2019 se si Steve Strange, këngëtari i grupit britanik Visage, “jetonte me ne herë pas here”.

Callum dhe Dua konfirmuan romancën e tyre vetëm muajin e kaluar, gjatë një shfaqjeje publike të afeksionit në Hollywood. Çifti nuk mund të ndante duart nga njëri-tjetri pas një darkë romantike, vetëm pak javë pasi u lidhën me njëri-tjetrin.

Romanca e fundit e Duas vjen në vijim të ndarjes së saj nga i dashuri francez Romain Gavras.

Ndërkohë, Callum u lidh shkurtimisht vitin e kaluar me modelen angleze Mathilda Lowther, mbesa e Kontit të 7-të të Lonsdale.

Para kësaj, ai kishte qenë në një marrëdhënie katërvjeçare me aktoren e nominuar për “Oscar”, Vanessa Kirby, duke u lidhur fillimisht në vitin 2015, para se ata të ndaheshin në vitin 2020. /Telegrafi



/TeVe