Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një prej emrave më të diskutuar edhe në botën e modës.
Ajo shquhet për një stil shumë unik, teksa shumë kritikë të modës kanë vlerësuar se Dua nuk ia “huqë” asnjëherë me veshjet e saj.
Në një intervistë për Vogue, Dua ka treguar se si i përzgjedh fustanet e saj dhe se cilave detaje iu kushton rëndësi.
Paraqitja e saj në ceremoninë e çmimeve “BAFTA” ishte glamuroze.
Jo vetëm që u duk bukur në tapetin e kuq, por Dua shkëlqeu edhe në “after-party” të ceremonisë.
“Për BAFTA-n, kishim një fustan të mrekullueshëm të personalizuar nga Valentino, që kishte bisht të gjatë. Kështu që doja t’i ndërroja gjërat për më pas dhe të shkoja me diçka që ndihej pak më e lehtë dhe më lirshëm. Diçka në të cilën mund të kërceja, dhe fustani i zi i tejdukshëm i Valentino-s ishte i përsosur për këtë” tha Dua.
Sekretet për një ‘look’ të suksesshëm, sipas saj, duhet të jetë “diçka argëtuese, ndoshta pak e papritur, por në të cilën jeni në gjendje të vallëzoni”.
Ndërkaq, sa i përket aksesorëve, Dua gjithmonë zgjedh “Tiffany & Co.” me të cilët gëzon partneritet të shëndoshë.
Sipas Duas, asnjëherë nuk mund të dukeni keq me shkëlqimin e “Tiffany”.
ks