Romeo do kishte shumë dëshirë ta shihte Heidin në altar dhe këtë ia ka shprehur edhe asaj. Dyshja kanë kaluar disa momente intime me njëri-tjetrin teksa ishin shtrirë.
Romeo: Po mendoj sa bukur do ngjaje ti sot atje lart (altar). S’po tallem.
Heidi: E di që s’po tallesh. As unë nuk po tallem.
Romeo: Do ishe shumë e bukur, do ngjaje shumë bukur.
Romeo: Po ti çfarë po mendon?
Heidi: S’ta them.
Romeo: Hë ma thuaj çfarë mendon? Dua të të përqafoj.
Heidi: Hajde më përqafo.
Romeo ngrihet e përqafon dhe e puth, e më pas shtrihet tek shtrati i tij.
Romeo: E di çfarë mendoj ndonjëherë? Se di si do bëja pa ty dhe pa Lisin në këtë shtëpi.
Heidi: Skandal. Edhe unë e mendova sot kur ti ishe në gjumë sepse po bëheshim gati dhe do ishte situatë e bukur, parti që do fillonte, pa ty ishte bosh.
Romeo: Më pëlqen që ishte bosh pa mua. Ndonjëherë të kërkoj me sy, se di.
Heidi: Nonjëherë më duket sikur spo kuptoj asnjë gjë.
Romeo: Jo unë kuptoj çdo gjë dhe prandaj po më ikën truri. Po rrija tek veranda dhe më erdhi një buzëqeshje, po thoja sa bukur do dukeshe ti aty sipër.