Para pak ditësh është martuar biznesmenja Shkënda Dubova.
Ajo kurorëzoi dashurinë e saj në një dasmë të bukur, pjesë e të cilës ishin figura të shumta publike.
Ndër ta edhe politikani Lutfi Haziri, i cili tashmë është edhe vjehrri i reperit Mozzik.
Në një prononcim, ai është pyetur se si e ka pritur lidhjen e vajzës së tij Lotinës me reperin Mozzik.
Në lidhje me këtë ai është përgjigjur: “Atë çfarë kemi pa dhe kemi gjetë tek ai është ajo çfarë Lotina ka dashtë. Kur është fëmija i lumtur, ne fëmijët jem mbështetës. Unë jam roker, këngët e tij fort nuk i kam dëgjua por i kam përcjellë. Albumet e fundit i ka të jashtëzakonshme”.
Ndërkaq, nëna e Lotinës e pyetur se a do të bënte bashkëpunim me dhëndrin e ri ka thënë “Nuk e di sa kombinohet repi me popullore, por pse jo”.