Sfida e kapitenit në Big Brother VIP Kosova 2 këtë herë është mundësuar nga ‘Cinestar’.
Në pjesën e parë, konkurrentët u sfiduan me imitimin e disa prej skenave të filmave.
Ata janë përzgjedhur nga ‘Vëllai i Madh’, ku në fillim e kanë shikuar skenën e personazhet, e më pas kanë bërë veprimet e tyre.
Faza e dytë ndërkohë ka qenë në formë të kuizit me pyetje rreth botës së filmave.
Banori/ja që kishte më shumë përgjigje të sakta do të zgjidhej kapiteni i javës.
Sfidën me sukses siç iu kumtua lajmi e fitoi Lumbardh Salihu, i cili njëherësh u zgjodh edhe kapiten i javës.
Kjo sfidë e ‘Cinestar’ i argëtoi jashtëzakonisht banorët, ku gjatë realizimit shkaktuan edhe të qeshura te publiku.