ShowBizzz

 “Duhet falënderuar..”; Renis Gjoka vjen me një qëndrim kundër mbylljes së TikTok-ut!

Pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani me thikë në zemër në shkollën Fan Noli, kryeministri Rama ka dhënë lajmin se po mendohet të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe SnapChat në Shqipëri. Kreu i qeverisë u shpreh se do të hidhet për diskutim me prindërit dhe më pas do të merret një vendim sa më dramatik.

E teksa të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbështetur fort mbylljen e këtyre aplikacioneve, këngëtari Renis Gjoka ka një qëndrim ndryshe. Me një postim në rrjetet sociale, ai thekson se TikTok-u jo vetëm nuk duhet mbyllur por duhet falënderuar pasi ka nxjerr në pah se në ç’pikë ndodhet shoqëria jonë. Sipas tij, me anë të TikTok, policia e ka më të lehtë të identifikojë kriminelët dhe mjekësia ata me probleme psikike.

 “Duhet falënderuar..”; Renis Gjoka vjen me një

“TikTokun jo vetëm që nuk duhet ta mbyllim, por përkundrazi, duhet t’i dërgojmë një falenderim zyrtar si shtet, për ndihmën e jashtëzakonshme që na ka dhënë. Falë TikTok-ut kemi kuptuar se sa poshtë kemi rënë si shoqëri. Falë TikTokut kemi mundësi të lokalizojmë kriminelët potencialë, ata me probleme psikike, ata që i bëjnë jehonë armëve e drograve etj.

Falë TikTokut, i lehtësohet puna Policisë së Shtetit, e cila mund të parandalojë krime të cilat mund të ndodhin, i lehtësohet puna doktorëve të “kaplloqes”, të cilët duhet të kurojnë njerëzit me probleme mendore që qarkullojnë lirshëm nëpër rruge. Falë TikTokut, ekspozimit frontal dhe intensiv të rinisë së sotme, edhe ne si shoqëri, sot, e kemi shumë të qartë se sa kemi degraduar e sa punë do të na duhet për të riparuar themelet e pallatit tonë, që është anuar shumë, gati për t’u shembur.

Kështu që nuk e ka fajin TikTok-u, por drejtojeni gishtin nga vetja ju që keni marrë përsipër të bëni politikën e këtij vendi (si majtas, si djathtas, si anash, si poshtë, si lart), sepse rrjedhimisht keni marrë në dorë të ardhmen e të rinjve e të kombit. Me dëshirë dhe insistim madje, e keni marrë në dorë. Nuk jua dha njeri me zor. Na jepni votën, na jeni votën, na jepni votën, duke u lëpirë çdo 4 vjet. Po ju çfarë na jepni në këmbim? Shfajësimin për çdo gjë që ndodh këtu, si pasojë e paaftësisë tuaj.

Ene i gjo për naçut e cagot, filloni nigjoni muzik tamom mer plak. Duket kshu si mhb koti, po per Zotin do ndikoje, keni per ta pa. Nigjoni muzike t mire, futini i xhiro anej na Teatri ene shifni nai shfaqe 1 her n muj t pakten se do knoqeni. Po s’keni si me e dit kur se keni provu. Mani i liber te koka, jo vetem telefon se lat nom. Filloni me lexu. 2 faqe, 2 faqe. S’ti fal njeri. Qyl jon. Rendesi ka qe t’ju bohet zakon. Puc puc RGJ”, ka shkruar Renisi.



bal