Duhet të dalë i pavarur si “Neomalësorja”? Erion Braçe në Shqipëria Live: Më duket e kotë që …
Erion Braçe i ftuar ditën e sotme në Shqipëria Live në Top Channel foli për zhvillimet e fundit politike në vend, protestën dhe vendimin e deputetes Marjana Koçeku për të dalë e pavarur.
“Është e kotë të dal i pavarur, nuk më beson njeri. Unë kam gjithë jetën me Partinë Socialiste. Kur më thonë hajde në protestë, unë i them e kam hapësirën dhe lirinë për t`i bërë të gjitha, për të debatuar, për të bërë gjënë e duhur si deputet i Republikës por edhe si qytetar. Unë nuk dua të përfitoj politikisht nga kjo protestë. I ke parë kolegët e mi opozitarë, që dalin atje dhe as do t`ja dijë njeri për ta. Unë dua të përfitoj nga mandati që kam dhe puna që bëj,” tha ai.
See also E TRONDITUR/ Rudina Hajdari mes lotësh nxjerr të vërtetën e madhe për protestën: “Faji është edhe iSi ju duk vendimi i Neomalsores?
M`u duk asgjë më shumë se një vendim i saj. Atë dhe mund ta besojnë, por mua nuk më beson kush nëse u them që jam i pavarur. Ajo ka milituar si aktiviste, qytetare e thjeshtë. Unë nuk kam milituar kështu, kam milituar si socialist.
Në cfarë besoni si socialist?
See also 93-vjeçari sulmon me kallashnikov kushëririn 63 vjeç. Policia: E arrestuamNë parimet e mia. Unë nuk thashë që përfaqësoj gjithçka që PS bën, ka shumë gjëra për të cilat mund të mos jem dakort. PS nuk ka luksin të harxhojë kohën të merret me opinionin e gjithësecilit. A duhet t`i dëgjojë të gjithë? Po.
Pse një individ nuk reagoi për atë që ndodhi në Theth, ndërkohë reagon një vit më vonë kur sheh sheshin plot?
