Aktorja Egla Ceno u shpall fituesja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Së fundmi ish-konkurrentja Rike Roçi është shprehur se fituesi i reality show-t nuk duhet të ishte Egla por një person real.
Gjatë një interviste në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Rikja tha çmimin e parë duhet ta fitonte ajo dhe jo aktorja.
“Unë mendoj që duhet të ishte një person real dhe jo një që bën teatër. Domethënë unë”– tha ish-banorja.
Kujtojmë që Meriton Mjekiqi, Heidi Baçi, Romeo Veshaj, Julian Deda dhe Egla ishin 5 finalistët e “BBV”, ku dy të fundit konkurruan “kokë më kokë” për çmimin e madh.