Tanimë është fakt që banorët e “Big Brother Vip Albania” janë më të ndjekurit e momentin në rrjete sociale.
Bashkë me banorët, edhe bizneset e ndryshme kërkojnë të përfitojnë nga fama momentale e tyre, duke iu kërkuar reklamime.
Ashtu siç është bërë e ditur më parë, banori që ka shifrën më të “kripur” për një reklamë është Luiz Ejlli.
Mirëpo as Dea Mishel nuk ngelet mbrapa. E ftuar së fundmi në një intervistë për “Pasdite në pesë”, blogerja u pyet se sa paguhet për një reklamë në Instagram.
“Po nuk e them tani se më prish punë”, thotë Dea duke qeshur.
Më pas moderatorja këmbëngul duke i thënë:
“Me sa zero, na thuaj zerot”.
Dea përgjigjet:
“Me tre zero”, i përgjigjet ish-banorja e BBV, e cila shton se akoma nuk ka shkuar me katër zero.