Lajme

Zulfaj dhe Nissinen flasin për procesin e integrimit të Kosovës në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, është takuar me Matti Nissinen, ish-ambasadorin e Finlandës në Kosovë, i cili aktualisht shërben si Drejtor për Evropën Juglindore dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Gjatë takimit, sipas Zulfajt, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e Finlandës për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat.

“Kënaqësi të takohem këtë javë me Z. Matti Nissinen, ish-Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, i cili tani shërben si Drejtor për Evropën Juglindore dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe mënyrat se si Finlanda mund të kontribuojë në avancimin e Kosovës, veçanërisht në sigurimin e mbështetjes së mëtejshme nga shtetet anëtare të BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapat e radhës drejt anëtarësimit.

Mirënjohës për miqësinë e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Të Ngjashme