Ledion Liço së bashku me dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj, mbrëmjen e sotme janë bërë pjesë e shtëpisë së BBV3 për të konsumuar darkën me banorët.
Ndër bisedat e tyre, vëmendje mori ajo mes Arbrit dhe Eglës.
Kjo e fundit nuk u kursye aspak kur i tha Arbrit se duhet të zëvendësohet si opinionist pasi është shumë i poshtër, duke u bazuar kështu në komentet e tij ndaj saj.
“Këtë vit je shumë i poshtër, ke mësuar zanatin. Duhet të zëvendësohesh! Të vetë-zëvendësohesh”– i tha Egla ndër të tjera, ndërsa Arbri në menyrë ironike ia ktheu: “Do ta mbaj shënim”
lokimagazine