Lajme

Duka pret Konsullen e re të Hungarisë dhe i dhuron fanellën kombëtare

Presidenti Armand Duka njofton mbrëmjen e kësaj të enjte se ka pritur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, Konsullen e re të Hungarisë në Shqipëri, Katalin Görög.

“Folëm për marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve tona, investimet e ndryshme hungareze në Shqipëri dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë në të ardhmen në të gjitha fushat.

Sigurisht, pranova me kënaqësi edhe urimet e znj. Görög për kualifikimin e Kombëtares sonë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, si edhe për zgjedhjen time si zv. President i UEFA-s”, shkruan Armand Duka.

Në përfundim të takimit, Duka dhe Görög kanë bërë një fotografi zyrtare, teksa në dorë Konsullja e re e Hungarisë mbante fanellën kombëtare me emrin e saj dhuratë nga Presidenti i FSHF-së.