Enca Haxhia dhe partneri i saj kanë zyrtarizuar lidhjen. Vetë këngëtarja prej disa muajsh ka zbuluar përmes disa postimeve në rrjetet sociale, se është në lidhje me një person me shtetësi të huaj.
Pak ditë më parë ajo postoi një foto në det së bashku me partnerin, ndërsa shkruante: “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”. Dhe që prej këtij postimi këngëtarja ka qenë aktive në Instagram, duke ndarë foto dhe video me të, por që nuk e kishte zbuluar asnjëherë më parë portretin e plotë të tij.
Ndërkohë ditën e djeshme, ka qenë vetë i dashuri i saj që ka ndarë një video nga pushimet që po kalojnë së bashku. Në një moment ata shihen duke shkëmbyer puthje në varkë , ndërsa krahas videos ai shkruante: “Gjëra mes të dashurës dhe të dashurit”.
View this post on Instagram