Dwayne Johnson ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një pamje nga xhirimet e filmit “ The Smashing Machine ”. Në film ai luan mundësin e njohur Mark Kerr dhe për t’i ngjarë atij bëri disa ndryshime.
Johnson fillimisht mbante paruke, pasi Kerr ka flokë të zinj. Gjithashtu, atij i është dashur të vendosë proteza në fytyrë, për t’iu afruar imazhit të jashtëm të mundësit veteran.
Shumë prej ndjekësve të aktorit komentuan ngjashmërinë mes dy meshkujve dhe ndryshimin e suksesshëm në pamjen e aktorit.
Filmi A24 shpalos historinë e luftëtarit legjendar MMA, i cili luftoi me varësitë dhe martesën e tij, ndërsa u shndërrua në një ikonë të sportit. “Ai tregon historinë e tij të pandalshme, duke përfshirë luftën e tij me varësinë, fitoren, dashurinë dhe miqësinë,” thotë Deadline për “Smashing Machine”.
Emily Blunt luan së bashku me Dwayne Johnson në rolin e Don Staples.