Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur brenda një dite në Kosovë.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur të vdekur, raporton Klankosova.tv.
Një rast ndodhi në Gjilan, ku është goditur për vdekje një këmbësor.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, e godet këmbësorin viktimën mashkull kosovar, ku si pasojë viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.
Dhe rasti i dytë u regjistrua në Sllatinë, ku si pasojë e një vetaksidenti vdiqën dy persona.
“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
ks