Lajme

Dy biznese peshkimi dhe një karburant, pasuritë që iu sekuestruan Emirjan Beut

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të sekuestrojë pasurinë e tre shtetasve shqiptarë, të arrestuar në Milano të Italisë për trafikim droge.

U sekuestrua pasuria e Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu, me vlerë totale prej 1 milionë euro. Beu njihet dhe me nofkën “Noizy”.

Po kush është Emirjan Beu

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare dhe me eurojust arritën që të shkatërronin rrjetin e bandës së trafikut të drogës si dhe të sekuestronin 4 milionë euro. Operacion ky i zhvilluar në janar të ktij viti.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 30 persona, ku mes tyre dhe Emirajn Beu. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Po kështu Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila korruptoi me 1000 euro, një telefon dhe një arkë me peshk ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, kjo e fundit i kishte premtuar se do ta punësonte në dikasterin e Shërbimit Civil, pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga një kërkim në QKB rezulton se Emirajn Beu ka në pronësi tre subjekte, konkretisht  një objekt i aktivitetit zënie peshku, një tjetër tjetër tregëti me pakicë të karburanteve dhe një zënie dhe tregti peshku.