75
20 vjet më parë, autobusi me maturantë të Gjimnazit të Malishevës “Abdyl Frashëri” ishte aksidentuar në Fushë Arrëz, përderisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri, aksident në të cilin kishin humbur jetën 15 maturantë.
Të gjithë maturantët janë të varrosur në “Lëndinën e lotëve” afër varrezave të lagjes së Gurit në Malishevë, njofton Klankosova.tv.
Në nderim të tyre është ndërtuar një lapidar në vendin ku janë të varrosur, ndërsa shteti shqiptar, në vendin e ngjarjes, ka ngritur një obelisk në shenjë nderimi të tyre.
Më 11 tetor në prag të këtij përvjetori, Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ka pasuruar bibliotekën e gjimnazit e cila mban emrin “15 maturantët” me një fond të ri librash.
Me këtë rast, u mbajt edhe një orë letrare në përkujtim të maturantëve të ndjerë.
Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte bashkëkohëse me viktimat, kujtoi me emocion këtë ngjarje tragjike.
ks