ShowBizzz

Dy muaj pas lindjes së fëmijës, Princesha e Dubait kërkon publikisht divorcin nga bashkëshorti!

Shaikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e udhëheqësit të Dubait ka njoftuar se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum. Përmes një postimi në Instagram, princesha e Dubait i kërkoi publikisht divorcin. Njoftimi i saj, vjen pas më shumë se dy muajsh kur dyshja u bekua me fëmijën e tyre të parë.

Dy muaj pas lindjes së fëmijës, Princesha e Dubait kërkon

“I dashur bashkëshort. Meqenëse jeni të zënë me persona të tjerë, unë po deklaroj divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Gjithë të mirat. Ish gruaja jote”, shkroi princesha e Dubait përmes një postimi në Instagram. Lajmi ka bërë bujë në mediet sociale, ku shumë persona vunë re se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë të gjitha fotot e njëri-tjetrit nga profilet e tyre.Disa spekuluan se dyshja kishin bllokuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë pyesnin veten nëse llogaria e saj ishte hakuar.



bal