Princesha Kate Middleton ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që nga operacioni abdominal në janar.
Fox News ka publikuar disa pamje ku Princesha e Uellsit shihet pranë kështjellës Windsor, në periferi të Londrës. Ajo shihet në një mjet që drejtohet nga nëna e saj, Carol. Ajo mbante një palë syze dielli, teksa dukej e qetë.
Kujtojmë që më 17 janar Pallati Mbretëror njoftoi se Middleton do i nënshtrohej një operacion të planifikuar abdominal dhe nuk do të mund të rifillonte detyrat publike deri pas Pashkëve.
BREAKING: Kate Middleton spotted for first time since January hospitalization https://t.co/N8zTapbT3R
— Fox News (@FoxNews) March 4, 2024
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo