Lajme

Dy të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy kamionëve në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se të lënduarit janë dërguat në Qendrën Emergjentë në Gjilan për trajtim mjekësor.

Ai ka bërë të ditur se njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit.

Tutje, policia ka njoftuar se ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim.

“Me datën 29.04.2026 rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamion. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor. Aktualisht njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit. Njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim”, deklaroi Osmani./teve1.info/

Të Ngjashme