Tre ngjarje të rënda janë regjistruar në harkun kohor të pak orëve këtë të enjte në kryeqytet. Sipas TVA News, një vajzë dhe dy gra kanë humbur jetën pasi janë rrëzuar nga lartësitë e ndërtesave.E para ishte 81-vjeçarja S. H., e cila dyshohet të jetë vetëhedhur nga lartësia e banesës në zonën e Medresesë, e për pasojë ka humbur jetën.Ngjarja e dytë ka të bëjë me një vajzë 23-vjeçare, N. L., e cila dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati në rrugën ‘Asim Vokshi’. Sipas policisë, mendohet se e reja vuante nga problemet e shëndetit mendor. Ajo humbi jetën nga dëmtimet e marra.Së fundmi një tjetër rast i rëndë është regjistruar në kryqëzimin e rrugës ‘Medar Shtylla’ dhe ‘Sulejman Delvina’, ku 68-vjeçarja me inicialet M. S., teksa ka qenë duke pastruar dritaret e banesës së saj, është rrëzuar nga lartësia e katit të gjashtë. Për pasojë dhe kjo grua ka humbur jetën.Grupet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat e rasteve.