ShowBizzz

Dy vite pas ndarjes, Jason Momoa dhe Lisa Bonet nisin procedurat e divorcit

Lisa Bonet ka paraqitur kërkesën për divorc nga Jason Momoa pas një martese 18-vjeçare.

56-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Lilakoi Moon, paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund martesës së saj me 44-vjeçarin Momoa. Kërkesa vjen pas dy vitesh nga njoftimi i vendimit të çiftit për ndarjen.

Në të thuhet se arsyeja për divorcin është mospërputhja. Dokumenti shkruan se asnjë prej tyre nuk duhet të marrë mbështetje financiare dhe se të dy kanë rënë dakord për ndarjen e pasurive. Ata do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve, vajzës 16-vjeçare dhe djalit 15-vjeçar.

Momoa është i njohur për rolet e tij në filmat “Aquaman” dhe “Game of Thrones”. Bonet ishte një yll në “The Cosby Show”, “A Different World”, “High Fidelity” dhe “Enemy of the State”.

Çifti u njoh në vitin 2005, por nuk u martuan ligjërisht deri në vitin 2017. Dokumentet e tyre të divorcit shënojnë datën e ndarjes si tetor 2020, më shumë se një vit përpara njoftimit zyrtar. Do të duhen të paktën gjashtë muaj përpara se një gjykatës t’i deklarojë ata të divorcuar.

Kjo ishte martesa e parë për Momoa dhe e dyta për Bonet, që më parë ishte martuar me muzikantin Lenny Kravitz dhe me të ka një vajzë tjetër, aktoren Zoë Kravitz.