Lajme

‘Dyndet’ Shqipëria/ Fluks i lartë në Morinë, mbi 422 mijë udhëtarë kaluan kufirin në korrik, 90 mijë në 5 në gusht

Pika kufitare e Morinit ka përballuar një fluks të madh udhëtarësh dhe automjetesh gjatë muajit korrik.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë këtij muaji në Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën, janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.

Vetëm në pesë ditët e para të gushtit, përmes Morinit kanë hyrë në Shqipëri mbi 90 mijë pushues nga Kosova, mes tyre edhe pjesëtarë të diasporës.

NEWS  Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme për 5 viteFluksi më i madh u regjistrua gjatë fundjavës së parë të muajit, me rreth 50 mijë hyrje. Rritja e lëvizjeve lidhet me kulmin e sezonit turistik veror, ku shumë qytetarë të Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime.

Të Ngjashme