Lajme

Dyshime për një tjetër varrezë masive në Kosovë, prokuroria nis hetimet në një lokacion të tretë në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po kryhen hetime për një lokacion të tretë për varrezë masive, teksa në dy lokacione në Zubin Potok autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e mbetjeve mortore, që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Sipas një njoftimi, gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë të Zubin Potokut “janë gjetur mbetje”, të cilat, sipas Prokurorisë, do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë. “Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila shtoi se hetimet për krimeve të luftës në Zubin Potok, po vazhdojnë në mënyrë intensive.

NEWS  Del përgjigjja e analizave të ADN-s, të trupit të gjetur disa ditë më parë në fshatin CerrunjëGërmimet për një varrezë të dyshuar masive në Kalludër të Zubin Potokut nisën në fund të korrikut, ndërkaq disa ditë më parë, nisën gërmime edhe në Jakubë, të po kësaj komune në veri të Kosovës. Njoftimi i Prokurorisë Speciale vjen në kohën kur kryenegociatori i Kosovës për dialogun teknik, Agron Bajrami, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të sigurohet që Serbia të zbatojë plotësisht zotimet e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Përmes një postimi në X, Bajrami tha se ka kërkuar nga BE-ja që Serbia të ofrojë qasje të pakufizuar në arkiva dhe mbrojtje për ata që ofrojnë informacione. “Si kryenegociator i Kosovës i kam përcjell zyrtarisht të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, shqetësimet tona lidhur me zhvillimet e fundit për personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-99”, shkroi Bajrami. Ai tha se familjarët e personave të zhdukur kanë pritur “shumë gjatë për të vërtetën”.

NEWS  Kanye West “paralizon” Tiranën! Sot koncerti, këto janë akset rrugore që do të bllokohen deri në orën 24:00Ditë më parë, Prokuroria Speciale konfirmoi se në fshatin Kalludër e Vogël janë gjetur mbetje mortore me origjinë njerëzore. Ndërkaq, më 3 gusht, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se në Jakubë janë zbuluar mbetjet mortore të të paktën katër personave. Në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, Kosova dhe Serbia më 2 maj të vitit 2023 arritën pajtim për Deklaratën për të Zhdukurit.

NEWS  Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, betonieria bie nga lartësia dhe zë poshtë një automjet (Foto)

Të Ngjashme