Lajme

Dyshohej se u mbyt në det në Shëngjin, gruaja gjen burrin pas 3 orësh në kafene

Një ngjarje që shkaktoi alarm mes pushuesve dhe autoriteteve në bregdetin e Shëngjinit përfundoi fatmirësisht pa pasoja.

Disa media raportuan se një shqiptar i Kosovës u raportua i zhdukur në det, duke ngritur dyshimet se mund të ishte mbytur. Menjëherë pas njoftimit, u angazhuan forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat për rreth tre orë zhvilluan kërkime intensive në zonën detare me mjete lundruese.

See also  E FUNDIT/ Të shtëna me armë në vend, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7”Ndërkohë që operacioni vijonte, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndoshë e mirë në një kafene pranë bregdetit.

Mësohet se ai ishte larguar nga plazhi pa njoftuar familjarët, duke bërë që të krijohej alarmi dhe të niste operacioni i kërkimit.

Të Ngjashme