Lajme

Dyshohet për një person të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çasteve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, që për pasojë dyshohet se kanë lënë të plagosur një person.

Tëvë1 mëson se tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë policore si dhe autoambulanca.

Redaksia ka dërguar pyetje në polici, por të njëjtit akoma nuk kanë dhënë detaje. /teve1.info/