Aktorja e njohur Egla Ceno ka bërë një denoncim të fortë këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke akuzuar prezantuesin televiziv Saimir Kodra për sjellje të pahijshme seksuale që daton nga 25 vjet më parë.
Ceno pretendon se Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit në zyrat e Top Albanian Radio, atëherë kur ajo ishte duke kërkuar punë.
Çështja u bë publike gjatë një reagimi të Saimir Kodrës, i cili iu përgjigj akuzave me një video mesazh të transmetuar gjatë spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania.
Kodra në video e quajti Cenon një “aktore të dobët” dhe sfidoi deklaratat e saj, duke i kërkuar asaj të paraqesë prova në gjykatë. “Nëse ka prova, le të shkojmë në gjyq”, tha Kodra në mesazhin e tij, duke shtuar se do të lërë çështjen në duart e drejtësisë.
Nga ana e saj, Egla Ceno është duke u përgatitur për të mbështetur akuzat e saj, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur dekada më parë dhe në një kohë kur nuk kishte regjistrime video që mund të përdoren si prova.
Aktorja vuri në dukje mungesën e dokumentacionit të incizimit të ngjarjes, por u shpreh e vendosur të përçojë në gjykatë kushtëzimin seksual që ajo thotë se i është bërë.
Ky rast ka ngjallur diskutime të shumta në publik, me shumë njerëz që po i japin mbështetje Cenos dhe të tjerë që janë skeptikë për pretendimet pas kaq shumë vitesh.
Pasojat e kësaj përballje të hapur midis dy figurave publike pritet të ndikojnë jo vetëm në reputacionin dhe karrierat e tyre, por edhe në sjelljen e çështjeve të ngjashme seksuale në vëmendjen e publikut dhe mënyrën si ato trajtohen në shoqëri.
Denoncime të ngjashme (veçse pa emra) kanë bërë edhe banoret e tjera të shtëpisë: Julia Iliriani dhe Roza Lati.