ShowBizzz

E akuzojnë se kopjon Megi Pojanin,reagon e revoltuar Renée Reffo

Pjesëmarrja e aktores Julia Ilirjani në BBVA3 ka sjellë në vëmendjen e showbizz-it shqiptar edhe vajzën e saj Renée duke e vendosur atë në vëmendjen e publikut dhe rrjetit.

Aktualisht Renée është pjesë e “E diell”, ndërsa përflitet si një nga banoret e mundshme të BBV4, e si e tillë nuk i ka shpëtuar “lupës” së rrjetit.

Vazhdimisht, për të thuhet se kopjon moderatoren Megi Pojani. Në një postim të fundit të Renée në Instagram shkruhej në një postim që ka shpërndarë:

“Mjaft më kopjove. As nuk po e bën siç duhet.”, ndërsa ka marrë një mesazh nga një ndjekëse që i shkruan:

“Siç kopjon ti Megin kështu shkon kjo punë, me radhë.”

Duket se ky është një koment i përsëritur që nuk i pëlqen aspak Renée.

Ajo e ka postuar mesazhin në një tjetër Instastory, ku shkruan: “Jeni bo të bezdisshëm”

IMG 7640



ks