DJ Cimi, një nga emrat e njohur të estradës kosovare të viteve ’90, ishte i ftuar në emisionin “N’mal a n’det”, ku zhvilloi një bisedë të hapur me gazetarin Nderim Neziri. Gjatë intervistës, ai rikujtoi disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar gjatë karrierës.
Ai tregoi se në periudha të ndryshme është përballur me akuza se kishte përdorur lëndë narkotike. Sipas tij, këto pretendime nuk kanë qenë të vërteta, duke theksuar se asnjëherë nuk ka abuzuar me lëndë narkotike apo me alkool, shkruan “Kosovarja”.
Përmes kësaj interviste, DJ Cimi zgjodhi të sqarojë publikisht këtë çështje dhe të ndajë versionin e tij, duke folur me sinqeritet për përvojat që e kanë shoqëruar ndër vite.
