Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.
Kjo për faktin se komediani u përfol për një ndërhyrje në fytyrë, duke marrë komente të shumta në rrjete sociale.
Shumë nga ndjekësit në Instagram shkruan se ka fryrë buzët, gjë të cilën më pas e shqyrtoi edhe vetë këngëtari.
Bes Kallaku
“Jam që jam, thash po bëj edhe gjoksin meqë u sigurua që u bëra edhe synet”, iu përgjigj ai zërave.
I njëjti këtë kohë u komentua për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.
Ata u raportuan prej kohësh se janë ndarë, ndonëse nuk u bë një konfirmim zyrtar.
Dyshja ndajnë së bashku dy fëmijë: Ajkën dhe Amen.