ShowBizzz

E braktisi nëna, 7 vjecari mbijeton vetëm për dy vjet: Vjedh ushqime, por nuk mungon asnjë ditë në shkollë!

Një djalë nëntë vjeçar jetoi vetëm për dy vjet në një apartament pa ngrohje në Francën jugperëndimore pasi u braktis nga nëna e tij e cila shkoi të jetonte me të dashurin e saj. Daily Mail thotë se fëmija ka mbijetuar krejtësisht vetëm në një apartament në Nersac, një fshat në periferi të Angoulême, teksa e ëma me partnerin e saj të ri u zhvendos tre milje larg.  

E braktisi nëna, 7 vjecari mbijeton vetëm për dy vjet: Vjedh

Pasi ngjarja u bë publike, nëna 39 vjecare u dënua këtë javë me gjashtë muaj burg për braktisje dhe rrezikim të një të mituri. Babai i djalit, i cili jetonte në një qytet tjetër, nuk u akuzua. 

E braktisi nëna, 7 vjecari mbijeton vetëm për dy vjet: Vjedh

Djali ka jetuar i vetëm nga viti 2020 deri në vitin 2022 dhe gjatë asaj kohe ka pasur periudha pa ujë të nxehtë, ngrohje apo energji elektrike, duke u larë me ujë të ftohtë dhe duke u mbështjellë me thasë gjumi dhe batanije për të qëndruar ngrohtë. Ai u detyrua të vidhte domate nga një ballkon aty pranë dhe të kërkonte ushqim nga fqinjët, të cilët më në fund shkuan në polici, e cila mori djalin nën kujdes. 

Para se t`i drejtoheshin policisë, fqinjët ia kishin shprehur shqetësimet e tyre nënës së djalit e cila u ishte përgjigjur se po kujdesej vetë për femijën dhe të “shikonin më mirë punën e tyre”.  Vendasit e tij thonë se situata e tij qe neglizhuar pjesërisht edhe për shkak të faktit që djali kishte vazhduar të shkonte rregullisht në shkollë e të merrte nota shumë të mira, pavarësisht tmerrit që po kalonte në heshtje.   



bal