ShowBizzz

E bujshme: Grida Duma largohet nga Top Channel? Shkak përplasja me Lori Hoxhën?

Prej më shumë se tre vitesh, Grida Duma është një nga figurat kryesore të Top Channel, ku mori drejtimin e emisionit “Top Story” pas largimit nga politika. Kalimi i saj në televizion u prit pozitivisht nga publiku dhe moderatorja arriti të krijojë shpejt profilin e saj në ekran.

Megjithatë, javët e fundit emri i Gridës është rikthyer në qendër të vëmendjes për arsye që nuk lidhen me emisionin.

Pas protestave të fundit në Tiranë, një pjesë e ndjekësve kritikuan qëndrimin e saj, duke pretenduar se moderatorja zgjodhi të mos reagojë publikisht, gjë që solli diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Ndërkohë, së fundmi kanë nisur të qarkullojnë edhe aludime të tjera. Sipas pretendimeve të publikuara në rrjet, flitet për një përplasje mes Grida Dumës dhe drejtueses së Top Channel, Lori Hoxhës, çka ka shtuar zërat se moderatorja mund të largohet nga televizioni.

Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Grida Duma, Lori Hoxha apo Top Channel lidhur me këto pretendime. Për rrjedhojë, informacionet që po qarkullojnë mbeten në nivel aludimesh dhe nuk janë konfirmuar nga palët e përfshira.

Nëse do të ketë një zhvillim konkret, pritet që ai të bëhet i ditur përmes një njoftimi zyrtar në ditët në vijim.

Të Ngjashme