ShowBizzz

E bukura Saranda Ademi kurorëzon lumturinë, ja e veçanta e dasmës së çiftit

E njohur për karizmën dhe forcën e saj të jashtëzakonshme, Saranda Ademi ka kaluar nëpër shumë peripeci të jetës pa u dorëzuar asnjëherë. Prishtinasja, e cila ishte modele për markën botërore Dove dhe atë zvicerane Didier Voirol, preferon të jetë model për energjinë pozitive dhe dashurinë shpirtërore. Ajo vazhdon të jetë një femër e bukur me fytyrë dhe linja të veçanta.

Asgjë nuk e ndalon më Saranda Ademi, tashmë Saranda Bruno, për të ndjekur ëndrrat e saj. Sot, do të flasim për lumturinë e saj të tejkalueshme, pasi ajo ka kurorëzuar bashkëjetesën me martesë në Locarno të Zvicerrës, aty ku Dario ka lindur, për të vazhduar më pas në restorantin Giardino Ascona.

Ceremonia ishte diskrete dhe familjare, që dukej si një pasqyrë e qiellit të shtatë. Çifti simpatik ka kërkuar nga të pranishmit që dhuratat e dasmës t’i japin në formë të dhuratesh për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, një ide që u mirëprit me duartrokitje. Kjo ide është e mirë për tu praktikuar edhe nga ciftet e tjera.

Image
Adelina dhe familja e saj

Nëse shihni fotot dhe mendoni se e bukura Saranda është martuar me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, gaboheni, megjithëse të gjithë e ngatërrojnë me të. Dario Bruno, bashkëshorti i Sarandës, është me origjinë italiane dhe çifti janë prindër të katër vajzave. “Burri më i veçantë në botë është ai që të sjell paqe”, është një nga thëniet që ajo ka shkruar në postimet e saj të lumtura në rrjetet sociale.

Paqe, lumturi dhe dashuri të përjetshme urojmë për Sarandën dhe Dario, së bashku me fëmijët e tyre.

Image
Saranda dhe bashkëshorti i saj