Lajme

E “çmendur” pas librave të Ismail Kadare, Dua Lipa njihet nga afër me vajzën e shkrimtarit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, s’nguron asnjëherë të tregojë se sa krenare është për origjinën e saj si dhe për të gjithë figurat e shquara të vendit tonë. Gjithashtu, më herët ajo ka zbuluar se është një fanse e “çmendur” ibrave të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Madje, madje këngëtarja shqiptare ka postuar edhe në llogarinë e saj “Instagram”librat e Kadaresë, ku një prej tyre ka qenë edhe “Elegji për Kosovën” të cilin i ftoi të gjithë ndjekësit mos e humbasin për ta lexuar.

Së fundmi, Dua ka pasur mundësinë që të njihet dhe të takohet nga afër me një prej anëtarëve të familjes Kadare, pikërisht me vajzën e të madhit Ismail, Besiana Kadare.

Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku krah tyre ka shkruajtur: E emocionaur për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse.