ShowBizzz

“E di o shpirt që të kam mërzit…”, Xhensila Myrtezaj sërish dedikim për Bes Kallakun?

Ndarja e bujshme çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Pas ndarjes të dy kanë publikuar këngë të reja, të cilat janë marrë si dedikim për njëri-tjetrin e duket se nuk mbaron me kaq. Pas zhurmës së madhe mediatike dhe problemeve gjyqësore që kanë pasur me divorcin e tyre, Xhensila ka vazhduar të punojë për projekte të reja muzikore. Vetëm pak më parë këngëtarja ka publikuar pak nga kënga e saj e re, e cila nga teksti i këngës duket se i dedikohet një historie dashurie që ka përfudnuar në ndarje, e cila është marrë përsëri nga ndjekësit si dedikim për Bes Kallakun.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë“-thuhet ndër rreshta.

Kriza e çiftit të njohur ka bërë jo pak bujë, por nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar, përveçse i Besit përmes një këngë të dhimbshme dhe përgjigja e Xhensilës përmes shprehjeve në rrjetet sociale.

Top Channel ka zbardhur më herët detaje nga padia e Xhensilës e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.

Në padi thuhet se “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në kërkesën që ju depozitua për herë të dytë gjykatës nga avokatja e çështjes Donata Lepenica. Avokatja nuk dha asnjë koment për Top Channel për procesin.

“Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, i thuhet gjykatës.

“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.

Çifti është prindër i dy fëmijëve, Ajkës dhe Amen.