Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 3” mësuan nga një zarf që hyri në shtëpi se konkurrenti që u bë pjesë e formatit gjatë spektaklit të mbrëmshëm është shoqëruar nga policia.
Është fjala për 44-vjeçarin, Liam Osmani, i cili është shoqëruar nga policia pasi akuzohet për mashtrim.
Policia ka shkuar në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të arrestuar banorin pasi ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Këtë ngjarje e kanë komentuar edhe banorët ku shprehen se Liami ju kishte pëlqyer dhe ndiheshin mirë me energjinë e tij dhe ngjarja qe ndodhi i ka habitur tej mase.
Pjesë nga biseda:
Egla: Unë u gëzova kur erdhi se më pëlqejnë këto skenat me miell me gjëra. Por e dija se diçka nuk shkon me të.
Erjola: Unë e pyeta ku jeton më tha në Gjermani
Ledjona: Mua më pëlqeu ai
Juli: Ça nuk po na dëgjojnë veshët
lokimagazine