Këngëtari Blero Muharremi ka zbuluar për herë të parë arsyen që ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika anuloi intervisten e tyre të parë pas ndarjes së bujshme.
Traileri” i shkëputur nga intervista e tyre u prit me shumë kuriozitet nga ndjekësit dhe publiku, megjithatë siç shprehet këngëtari në “The Elite Way”, intervista e tyre nuk u publikua pasi Afrona, për të cilën thotë se gëzon respekt, vendosi ta dramatizonte në vend që të përcillte një mesazh, për historinë e ndarjes së tyre.
“Kam shumë respekt për Afronën, edhe për këtë arsye zgjodha që të isha prezent edhe në podcast. Kur e pashë që mori një rrjedhë tjetër nuk më pëlqej. E bëri ndoshta, e dramatizoi shumë.
Mora një vendim, unë kam shkuar me dëshirën për të dhënë një shembull, por ajo ndërkohë në lajmërimin e podcastit e dramatizoi shumë. Nuk më pëlqej”, tha ai.
Këngëtari shtoi: “Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë të japësh një mesazh të mirë, është dramatizuar shumë nga Afrona. A del apo nuk del podcast nuk e di.
Ideja ka qenë për të dhënë një shembull të mirë, por edhe ndërkohë ka qenë për inat të dikujt tjetër”, duke nënkuptuar ish-partneren e tij misterioze të cilën Blero e quante “bebi”.
ks